Flash

Angli/ 22-vjeçari shqiptar vritet me thikë, autorë të ngjarjes dyshohen dy vajza

Lapsi.al 17 February 2026
Angli/ 22-vjeçari shqiptar vritet me thikë, autorë të

Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në jug të Londrës. Bëhet me dije se Lorik Abazi, u gjet i palgosur në një park rreth orës 01:15 të dielën dhe vdiq në spital. Sipas mediave britanike, ngjarja ka ndodhur në Croydon, ndërsa dy vajza 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar për ngjarje, ku njëra prej vajza është lënë e lirë me kusht.

BBC raporton gjithashtu se dy të rinjtë të moshës 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje. Njëri ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital, ndërsa tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali.

Megjithashtë, nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë se kushdo që ka informacion, pamje apo filmime që të ndihmojnë në hetim ti paraqesin ato.

“Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e miqtë e tij e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar, pa fjalë nga humbja e tij. Ju lutemi të respektoni privatësinë në këtë kohë,” tha në një deklaratë, familja.

Ndërsa, Kryeinspektori Nick Blackburn tha: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.”

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI