Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

RAI3 dokumenton transformimin e Sazanit në “Ishullin e Trump”

Lapsi.al 13 February 2026
RAI3 dokumenton transformimin e Sazanit në “Ishullin e Trump”

Emisioni “EstOvest” në RAI3 i ka kushtuar një reportazh ishullit të Sazanit, duke e cilësuar atë si “Ishulli i Trump”. Reportazhi analizon tranzicioni i perlës natyrore shqiptare, nga një bazë ushtarake e izoluar dhe plot bunkerë, në një destinacion elitar për miliarderët. Në qendër të vëmendjes është plani ambicioz i Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Ky investim, që kap vlerën e 1.4 miliardë dollarëve, parashikon ndërtimin e vilave dhe resorteve luksoze, duke u mbështetur ndjeshëm nga qeveria shqiptare.

Megjithëse projekti ka ngjallur interes të madh te agjencitë turistike në Puglia të Italisë, ku ekspertë si Giancarlo de Venuto e shohin si një vlerë të shtuar për turizmin e të dy anëve të Adriatikut. Reportazhi i RAI3 sjell edhe anën tjetër të medaljes përmes dëshmisë së regjisores italiane Caterina Gerardi. Autorja e dokumentarit “Ishulli i Rinës. Rikthim në Sazan”, e cila dokumentoi historinë e shkrimtares Rina Durante (vajza e një komandanti italian që jetoi në ishull në vitet '30), shprehet e trishtuar për fatin e Sazanit.

Sipas Gerardit, transformimi i ishullit në një zonë private luksi është i shëmtuar dhe i padrejtë për popullin shqiptar Ndërkohë Sazani dikur pikë strategjike e "Regia Marina" dhe më pas simbol i fortifikimit komunist, sot ai përfaqëson simbolin e ri të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, duke lënë pas historinë e tij ushtarake për t'u bërë pjesë e pasurive të paluajtshme të familjes Trump.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Sipas Shërbimit Mete...

07:58

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI