Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Nuk ka marrë pagën / Punonjësja e pastrimit kërcënon se do të hidhet nga shtylla

Lapsi.al 12 February 2026
Nuk ka marrë pagën / Punonjësja e pastrimit kërcënon se

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kuçovë, ku një punonjëse e pastrimit ka hipur në majë të kullës pranë ish-Uzinës së qytetit për t’i dhënë fund jetës. Shkak për këtë akt të rëndë është bërë heqja nga puna padrejtësisht dhe mos pagimi prej 2 muajsh nga ana e kompanisë së pastrimit dhe bashkisë Kuçovë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pretendon se gruaja nuk ka marrë pagat prej dy muajsh.

Postimi i Plotë:

E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si germadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar

Të këshilluara

Grabitet me armë dega e FiBank në Tiranë

Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autob...

11:32

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI