Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Berisha: Malaj do mbetet në histori si hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit

Lapsi.al 12 February 2026
Berisha: Malaj do mbetet në histori si hajduti më i madh i 5 shekujve

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një puç i organizuar për përmbytje pushteti. Berisha replikoi me deputetin Agron Malaj, ish gardistin duke i thënë se do mbetet në historinë e Matit si hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit.

'Të dashura nëna, motra, vajza, zonja që ndiqni këtë seancë. Njerëzisht dhe me përuljen më të madhe para jush, çfarëdo bindje politike që të keni, ju shtroj një pyetje sot: a turpëron gjë më shumë një grua, një zyrtare se sa vjedhja e parave të qytetarëve? A kanë të drejtë këto avokate? A u përfaqësojnë ju këto që mbrojnë vjedhjet e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës? Kaq. Kurse sa i përket atij zotërisë që foli këtu. Agron, ti fole, dhe unë i kam shprehur mendimet e mia për 21 Janarin dhe mund t’i shpreh përsëri.

Ai ishte një puç i organizuar për përmbytje pushteti dhe jam shprehur dhe shprehem se garda ka zbatuar ligjin. Po ti Agron do mbetesh në historinë e Matit hajduti më i madh i 5 shekujve të fundit në atë rreth. A e pe unazën Agron? Shko dhe shihe unazën që bëre, monumentin e fundit që i le rrethit tënd të shembur.

Shko shihi rrugët si të janë bërë në Mat që i ndërtove ti sepse vidhje paratë. Shko dhe shih vilat, hotelet etj. Shko shih bashkëpunimi që kishe me Erion Veliajn. Agron, është gabim të të akuzojnë ty për gjë tjetër përveçse hajduti më i madh i historisë së Matit që nga koha e Skënderbeut gjer sot," tha Berisha.

Të këshilluara

Grabitet me armë dega e FiBank në Tiranë

Një tentativë për grabitje me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autob...

11:32

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI