Flash

Arrestohet 25-vjeçari në Muriqan, policia sekuestron kokainë në makinë

Lapsi.al 13 February 2026
Arrestohet 25-vjeçari në Muriqan, policia sekuestron kokainë

Një 25-vjeçar me iniciale G.B, është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit, pasi dyshohet se drejtonte automjetiin nën efektin e drogës. Sipas njoftimit të policisë, në dalje të pikës kufitare, u ushtrua kontroll në automjetin e 25-vjeçarit, ku u gjet një sasi kokaine.

Uniformat blu bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Tirana drejtonte automjetin nën efektin e lëndës narkotike. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

"DVKM Shkodër Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e lëndës narkotike.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestuan shtetasin:

-G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në dalje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 25-vjeçari, i cili dyshohet se ishte në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, 25-vjeçarit i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite. Sipas Shërbimit Mete...

07:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI