Flash

Hetim për ish-ministrin në Francë, ja dyshime e lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein

Lapsi.al 8 February 2026
Hetim për ish-ministrin në Francë, ja dyshime e lidhjeve të

Prokurorët e krimit financiar në Francë kanë nisur një hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës, Jack Lang, për dyshime për “pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor”, në lidhje me kontaktet e tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për pedofili.

Hetimi është hapur pas publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, ku dokumentohen lidhje mes familjes Lang dhe financierit amerikan. Në këto dosje, emri i Jack Lang përmendet rreth 700 herë.

Jack Lang, 86 vjeç, një nga figurat më të rëndësishme të qeverive socialiste franceze nga vitet ’80 deri në vitet 2000, ka mohuar çdo shkelje ligjore, duke i cilësuar akuzat si “të pabaza”. Në një deklaratë për AFP, ai u shpreh se hetimi do të “hedhë dritë mbi akuza që vënë në pikëpyetje nderin dhe reputacionin tim”.

Pak orë pas njoftimit për hapjen e hetimit, Lang dha dorëheqjen nga posti i kreut të Institutit të Botës Arabe. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, pranoi dorëheqjen dhe njoftoi se ka nisur procesi për përzgjedhjen e pasardhësit të tij.

Nën hetim është vënë edhe vajza e tij, Caroline Lang, 64 vjeçe, e cila këtë javë dha dorëheqjen nga posti i kryetares së një sindikate franceze të producentëve të filmave. Ajo ka deklaruar se është takuar me Epstein në vitin 2012, kur ai kishte shprehur interes për të investuar në artistë të rinj.

Jack Lang ka deklaruar se është njohur me Jeffrey Epstein rreth 15 vite më parë përmes regjisorit Woody Allen dhe se nuk kishte dijeni për krimet e tij, duke e përshkruar atë si “bujar” dhe “i sjellshëm”. Sipas dosjeve të publikuara, Lang dyshohet se i është drejtuar Epstein për fonde ose favore të ndryshme, përfshirë përdorimin e makinës dhe avionit privat.

Megjithatë, dokumentet e publikuara deri më tani nuk tregojnë se Jack Lang apo vajza e tij janë të përfshirë në krimet seksuale të Jeffrey Epstein.

Të këshilluara

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri. Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa a...

08:27

Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies

Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana tjetër, sektori thelloi më tej rënien ...

22:10

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI