Flash

Mbledhja e parë e Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, Orban konfirmon

Lapsi.al 7 February 2026
Mbledhja e parë e Bordit të Paqes më 19 shkurt në

Mbledhja e parë e Këshillit të Paqes pritet të mbahet më 19 shkurt në Uashington, në ambientet e Institutit të Paqes, sipas një zyrtari të administratës amerikane. Lajmi u konfirmua për Reuters. Ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ende zyrtarisht.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri hungarez Viktor Orban. Gjatë një takimi elektoral, ai deklaroi se do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të Këshillit dhe për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Këshilli i Paqes u krijua në fund të janarit nga Trump dhe drejtohet prej tij. Sipas ish-presidentit amerikan, struktura synon zgjidhjen e konflikteve globale, edhe pse nisma ka ngjallur shqetësime për një dobësim të rolit të Kombeve të Bashkuara.

Burime bëjnë me dije se disa liderë botërorë janë ftuar të bashkohen me këtë organ të ri, ndërsa vendet që kërkojnë një vend të përhershëm pritet të kontribuojnë financiarisht me 1 miliard dollarë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI