Flash

Përshkallëzohet situata,banorët e Rrjollit: Do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë

Lapsi.al 7 February 2026
Përshkallëzohet situata,banorët e Rrjollit: Do të jetë

Banorët e Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e gjashtë të protestës kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Situata është tensionuar, pasi protestuesit zbritën në kantierin e ndërtimit, ku mjetet e rënda të kompanisë “Gener 2” po punojnë për ngritjen e resortit “Blu Borgo” në vijën bregdetare. Banorët e konsiderojnë projektin si grabitje të pronave të tyre. Ata paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen. Ata shprehen se disponojnë dokumentacion të rregullt pronësie për rreth 400 dynym tokë, të mbështetur nga një vendim gjykate i vitit 2006 dhe nga një ligj i miratuar në vitin 2008.

Një përfaqësues i banorëve deklaroi se protestat do të vijojnë dhe se lëvizja po merr përmasa më të mëdha. Banorët i kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore që të shqyrtojnë dokumentet e pronësisë dhe të ndërhyjnë për ndalimin e punimeve. Ata kanë kërkuar gjithashtu reagim nga SPAK. Banorët, prej muajsh, kanë depozituar ankesa dhe se janë thirrur disa herë për sqarime. Sipas protestuesve, nëse nuk do të ketë reagim institucional, ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, përfshirë bllokime dhe tubime më të gjera në ditët në vijim, si në Shkodër ashtu edhe në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI