Flash

Berisha: Rrezikohet të zhbëhet procesi i integrimit nga dosjet Balluku dhe AKSHI

Lapsi.al 7 February 2026
Berisha: Rrezikohet të zhbëhet procesi i integrimit nga dosjet Balluku

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi në foltoren e Kamzës se rrezikohet që të pezullohet procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Kjo sipas tij, për shkak të dosjeve Balluku dhe AKSHI, që kanë nxjerrë në pah grabitjet spektakolare të parave të qytetarëve. Berisha thekson se Rama ka patur disa takime shumë të rënda ditët e fundit në Bruksel për këtë çështje.

Ai shtoi se qëllimi i Ramës është të bllokojë drejtësinë dhe të kontrollojë çdo hap të procesit të shtetit, duke manipuluar institucionet dhe duke penguar funksionimin normal të mekanizmave të drejtësisë.

Berisha: Gjykatësit 4 seanca për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Çdo qytetar shkon në Apel, nga Apeli në GJL nga GJL në GJK. Kurse Lubia, dhe këta gjykatës direkt GJK e mbajnë dy muaj. Ajo dy muaj duke fabrikuar duke grisur dokumente. Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama. Rama ishte i gatshëm, këto 3-4 ditë ka pasur mbledhje shumë të rënda në Bruksel, me variante nga më ndëshkueset. Dhe që të ç’bëhet i gjithë procesi i integrimit, të ktheheshim te marrëdhënia tregtare e vitit 92. Vizë heqjes së vizave, hapjes së negociatave. Sepse ka vjedhur dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë drejtësinë. Kjo është situata ku ndodhemi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI