Flash

SHBA: Kina po kryen testime të fshehta të armëve bërthamore

Lapsi.al 7 February 2026
SHBA: Kina po kryen testime të fshehta të armëve bërthamore

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur akuza ndaj Kinës se ka zhvilluar në fshehtësi testime bërthamore me shpërthim, pavarësisht moratoriumit zyrtar të Pekinit për këto prova. Akuzat u bënë publike nga Thomas DiNanno, nënsekretar amerikan i Shtetit për kontrollin e armëve, gjatë një konference për çarmatimin në Gjenevë. Ai deklaroi se Kina ka përdorur metoda për të maskuar shenjat e shpërthimeve, me qëllim shmangien e zbulimit nga mekanizmat e monitorimit ndërkombëtar.

Sipas DiNanno, të paktën një test i tillë dyshohet se është kryer më 22 qershor 2020. Kina është nënshkruese e Traktatit për Ndalimin e Plotë të Testeve Bërthamore, por ende nuk e ka ratifikuar atë, njësoj si Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër, autoritetet kineze i kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe si pjesë e një narrative të shtrembëruar nga Uashingtoni. Raportimet shtojnë se Pekini po zgjeron kapacitetet e tij bërthamore, përmes ndërtimit të silove të reja për raketa dhe zhvillimit të teknologjive të avancuara ushtarake.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI