Flash

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Rama: U bëmë shembulli i një budallallëku botëror

Lapsi.al 8 February 2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Rama: U bëmë shembulli i një

Kryeminisri Edi Rama ka komentuar mosvendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e tij për pezullimin e një anëtari të qeverisë nga Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.

Gjatë fjalës së tij në podcastin 'Flasim', Rama u shpreh se këtë betejë me drejtësinë do ta vazhdojnë deri në fund.

“Me një mjet të paparë dhe dëgjuar në botën demokratike si pezullimi i një anëtari qeverie. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në muaj shembulli i parë një budallallkëku botëror se GJK u mbyt në ujin e turbullt të atyre të arsyes e mos arsyes. Por fakti se mosvendimmarrja e GJK e kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila pavarësisht se qartësia është një luks i rrallë që mund ta kërkosh por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që e shpiku pezullimin. Sidoqoftë zhbërja e kësaj shpikje 100% Made in Albania e drejtësisë së re, të papjekur, mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit”, tha Rama.

Të këshilluara

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri. Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa a...

08:27

Bujqësia, midis konsolidimit dhe rënies

Eksportet e prodhimeve të freskëta u rritën me ritme dyshifrore si në vlerë dhe në sasi gjatë 8-mujorit 2025, por nga ana tjetër, sektori thelloi më tej rënien ...

22:10

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI