Flash

Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Lapsi.al 8 February 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej

Një shqiptar, i arratisur që nga viti 2004 dhe i kërkuar për trafik droge dhe mbajtje të paligjshme armësh, u arrestua në Spanjë falë një operacioni ndërkombëtar të koordinuar mes Karabinierëve të Fermos dhe policisë spanjolle. Mediat italiane shkruajnë se tani shqiptari ndodhet në dispozicion të Gjykatës Qendrore Kombëtare të Madridit, në pritje të procedurave të dorëzimit.

Ai ishte shpallur fajtor për shpërndarje të kokainës, deri në 340 doza mesatare ditore, si dhe për furnizim me heroinë, kokainë dhe marihuanë. Ai gjithashtu posedonte në mënyrë të paligjshme rreth 2 kg marihuanë dhe municione pa leje, me qëllim furnizimin e palëve të treta.

Shqiptari kërkohej për vuajtjen e një dënimi të mbetur prej gati katër vjetësh burg dhe një gjobe prej afërsisht 9,000 eurosh për komplot për shpërndarjen e narkotikëve dhe komplot për posedimin e armëve, të dyja të kryera në provincë. Gjatë hetimeve, autoritetet arritën të lokalizonin shqiptarin fillimisht në zonën e Durrësit dhe më pas në Spanjë, duke mundësuar arrestimin e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI