Flash

GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Berisha: Rama në panik

Lapsi.al 8 February 2026
GJK la në fuqi pezullimin e Ballukut, Berisha: Rama në panik

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik, duke iu referuar deklaratave të sotme të këtij të fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një reagim në rrjete sociale, kryedemokrati shprehet se shefi i qeverisë tha përpara qytetarëve në mënyrë të papërgjegjshme se do ta shpërfillë vendimin e Kushtetueses, duke shtuar se pretendimi i tij që pezullimi i një ministri nga gjykata është rasti i parë në botë është i pavërtetë.

Fjala e plotë:

Mirëdita!

Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat.

Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra.

Por në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk sheh një goditje për Lubi Ballukun, por sheh potencialin dhe mundësin e pezullimit të tij si kryehajduti i kombit nga gjykatat, mbasi siç e dini, Lubia i ka bërë të qartë atij, se do të të marrë me vete.

Sot në monologun e tij, ai kërcënoi dhe Europën, i tha se, alternativë e vetme për Shqipërinë në Europë, jemi ne hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë.

Mirëpo nesër sipas medieve, ai është thirrur pikërisht për ti komunikuar vendimin që është marrë në rast se ky, pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij.

Dhe ky vendim, do të jetë mesa duket vendimi më i paprecedentë që është marrë ndonjëherë në BE, sepse është absolutisht i paprecedentë qëndrimi dhe vendimi i Edi Ramës, për të asgjësuar shtetin ligjor me një grusht shteti, brenda shtetit.

Në këtë kontekst, të dashur qytetarë dhe qytetare, ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për fëmijët e tij, për Shqipërinë, dhe si asnjëherë tjetër, për të ardhmen evropiane të këtij vendi.

Ndaj dhe ju ftoj të marrim fatet në dorë të Shqipërisë, ti qëndrojmë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE, si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe kushtetutës në Shqipëri.

Faleminderit!

Të këshilluara

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Vlora dhe Saranda janë qytetet më të kërkuara nga pensionistët amerikanë, italianë dhe zviceranë për të jetuar në Shqipëri. Lisa Spence jeton në Vlorë, ndërsa a...

08:27

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI