Flash

GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 27 January 2026
GJKKO lë në fuqi konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi masën e konfiskimit për apartamentin e ish-kreu të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ish-kreu u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje të pasurisë më 26 qershor 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti.

Një apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë u sekuestrua nga GJKKO në prill të viti të shkuar me kërkesë të SPAK. Struktura e Posaçme akuzon Dedjan se, ka fshehur në deklarim apartamentin në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Nga ana tjetër Dedja është mbrojtur duke thënë se apartamenti është i vëllait të tij dhe se ka pasur në përdorim. Më 15 tetor 2025, Gjykata e Lartë hodhi poshtë vendimin e Apelit për dënimin e Ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese duke çuar çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI