Flash

Skandal/ E-Albania bllokon bizneset, një javë SelfCare nuk punon, askush s'përgjigjet

Lapsi.al 27 January 2026
Skandal/ E-Albania bllokon bizneset, një javë SelfCare nuk punon,

Ka më shumë se një javë që aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi një platformë e rëndësishme, sistemi self-care, që funksionon përmes e-Albania nuk punon.

Edhe më parë ky sistem ka pasur probleme, por herë pas here aksesohej. Po ka disa ditë që ai është tërësisht jo funksional dhe ankesat e bizneseve kanë rënë në vesh të shurdhër. Edhe Monitor, që po e trajton këtë problem prej një jave ka pyetur disa herë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), që menaxhon platformën, por përgjigja ka qenë :”Sistemi është në rregull”.

“Monitor” ka mësuar se ka pasur probleme me tenderin e mirëmbajtjes dhe një valë dorëheqjesh ka përfshirë AKSHI-n, ndërkohë që dhe SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet për tendenat që janë dhënë nga ky institucion në vite. “Punonjësit e AKSHI po japin masivisht dorëheqjen nga detyra për ndjekjen e kontratave”, i tha “Monitor” një burim.

Profesionistë kanë vërshuar me email-e ankesash në adresat e institucioneve zyrtare.

“Prej më shumë se një jave po hasim vështirësi në aksesimin e platformës SelfCare, pasi kjo platformë nuk lejon kryerjen e asnjë veprimi funksional dhe shfaqet vetëm në formë statike, siç paraqitet në foton bashkëlidhur. Si pasojë, procesi i fiskalizimit të faturave te shitjes, deklaratave doganore etj nga ana jonë është i pamundur, duke na penguar në përmbushjen e detyrimeve ligjore në përputhje me Ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 26 të Ligjit nr. 87/2019, dhe të VKM nr. 431, datë 03.06.2020, “Për Platformën Qendrore të Faturave”, si organe të ngarkuara me ligj, ju lutemi të merrni masat e nevojshme për zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj problematike, me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve tona ligjore”, thuhet në një ankesë që bizneset i kanë drejtuar institucioneve.

Kjo situatë po ndodh megjithëse investimet për qeverisjen digjitale janë shtuar me ritme të shpejta në 6 vitet e fundit.

Në vitin 2025, financimi për e-qeverisjen u rrit me tre herë brenda vitit, duke arritur në 20.1 miliardë lekë (mbi 200 milionë euro), nga rreth 3.3 miliardë lekë që jepeshin në vitin 2019, në një total prej 48.4 miliardë lekësh në 4 vjet, ose gati 500 mln euro. Po në dekadën e fundit, administrata është shtuar me 20 mijë persona, për të arritur në 184 mijë punonjës, por sërish bizneset nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre! Shqipëria mund të jetë madje një rast unik ku bizneset i “luten” qeverisë që tí lërë të punojnë e në këtë mënyrë të paguajnë taksat./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI