Flash

Flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës, ku babai plagosi vajzën

Lapsi.al 27 January 2026
Flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës, ku babai

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku një baba plagosi vajzën e tij me thikë.

Një i afërm i familjes Ndoji ka thënë se “ky person ka qenë gjithmonë tip problematik, konsumonte alkool dhe ushtronte dhunë në familje”.

“U divorcua nga gruaja prej këtyre problemeve dhe iku jashtë shtetit, në Itali, ku bëri dy vite burg për trafik lëndësh narkotike. Ka pak kohë që ka dalë nga burgu dhe donte të kthehej sërish me ish-gruan, por vajza e tij nuk donte se e dinte se çfarë njeriu ishte. Prandaj dhe ai e plagosi”, ka thënë i afërmi i familjes për A2cnn.

Policia e Durrësit arrestoi 57-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili paradite plagosi me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoji, 24 vjeç. Përveç të bijës ai plagosi edhe dy persona të tjerë që tentuan t’i vijnë në ndihmë vajzës.

Dy të plagosurit e tjerë, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, janë punonjës të një agjensie imobiliare që kanë tentuar të ndërhynë, kur kanë parë që babai po godiste me thikë vajzën.

Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë disa goditje me thikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI