Flash

Organizatat e mediave thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen

Lapsi.al 27 January 2026
Organizatat e mediave thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të lirisë së medias u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak para seancës plenare ku pritet të votohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal që lidhen me shpifjen, fyerjen dhe sigurinë e gazetarëve.

Në një deklaratë për mediat, Blerjana Bino nga SCiDEV theksoi se shoqëria civile e ka ndjekur procesin që nga fillimi dhe ka kontribuar në konsultimet publike me një kërkesë të qartë, dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes, në përputhje me standardet europiane.

Në një deklaratë para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ata u kanë bërë thirrje deputetëve, të mos i votojnë ndryshimet pasi nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian.

Bino paralajmëroi se teksti që pritet të votohet nuk e realizon dekriminalizimin e plotë. Sipas saj, përjashtimi i parashikuar është i kufizuar dhe i bazuar në status, vetëm për “gazetarë të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm për veprën e shpifjes, ndërsa fyerja mbetet vepër penale.

“Kjo qasje bie ndesh me standardet europiane, sepse liria e shprehjes nuk mbrohet për shkak të statusit profesional, por për shkak të interesit publik dhe mirëbesimit,” u shpreh ajo.

Më tej shtoi se Shqipëria nuk ka dhe nuk duhet të ketë një sistem regjistrimi të gazetarëve, pasi kjo krijon pasiguri juridike dhe rrezikon mekanizma kontrolli mbi median.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI