Flash

Luçiano Boçi akuza Peleshit: Shtoni seancat, projektligjet duan debat

Lapsi.al 27 January 2026
Luçiano Boçi akuza Peleshit: Shtoni seancat, projektligjet duan

Kuvendi mban seancën e radhës plenare me 19 projektligje në diskutim dhe 22 pika në rend dite në total. Pikërisht kjo ngarkesë u bë shkak që seanca të hapej nga deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili akuzoi mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi se po e kthen Kuvendin në qesharak me këtë ngarkesë të paargumentuar.

Ai shtoi se kjo nuk ishte normale, ndërsa propozoi edhe shtimin e seancave me qëllim që projektligjet të shqyrtoheshin me radhë dhe me kujdes.

“Ky Kuvend po kthehet në hapësirë të çmendur. Ky parlament po bëhet i çmendur dhe qesharak. 19 projektligje brenda një seance është sa për të kaluar radhën, sa për të gënjyer shqiptarët. Kjo është për ta bukos parlamentin, për t’i marrë frymën, ky nuk është Parlament. Le të shtojmë seancat e t’i kalojmë me radhë. Projektligjet për dhunën, për median etj., të gjitha duan debat”, tha deputeti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI