Flash

Furnizonin me kokainë disa grupe kriminale, arrestohen tre persona në Tiranë

Lapsi.al 25 January 2026
Furnizonin me kokainë disa grupe kriminale, arrestohen tre persona në

Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga polica, pasi u kapën me 1 kg e 36.6 gramë kokainë. Të arrestuarit janë Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion, 121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund, Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë.

Njoftimi policisë

Tre persona janë arrestuar gjatë një operacioni policor të koduar “Cargo 2”, pas dyshimeve për trafikun e lëndëve narkotike në Tiranë. Të arrestuarit janë: Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues në Tiranë. Autoritetet thanë se ata dyshohet se furnizonin grupe shpërndarësish me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë operacionit u sekuestruan: 1 kg e 36.6 gramë kokainë, 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu me municion, 121,000 euro, 60 milion lekë dhe 5,000 paund, Automjeti tip “Escalade” dhe 5 telefona celularë

Automjeti i njërit prej të arrestuarve u lokalizua në Unazë të Madhe, ndërsa materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI