Flash

“Vita Productions”, prezantohet: me musical-et, filmat dhe projekte televizive.

Lapsi.al 25 January 2026
“Vita Productions”, prezantohet: me musical-et, filmat dhe projekte

Bashkëpunëtorë të artit, medias dhe biznesit u mblodhën pak ditë më parë, në eventin e prezantimit të “Vita Productions”, kompanisë së re, themeluar nga Holta Dulaku dhe Nikki Dulaku, për të shënuar nisjen e një kapitulli të ri projektesh: nga skena në ekran.

Pas retros që risolli në vëmendje projektet e mëdha, realizuar nga producentja Dulaku, përmes kompanisë “Theatre International”, duke nisur që nga viti 2004, me musical-et e para live në Shqipëri dhe duke vijuar me projektet e suksesshme televizive si “Dancing with the Stars”, “Krasta Show”, “Tu Si Que Vales” etj…moderatori Enkel Demi theksoi se kjo histori suksesi do të jetë si një gur domethënës kilometrik, në rrugëtimin e ri, që “Vita Productions” po nis.

Producentja dhe themeluesja e kompanisë, Holta Dulaku, pasi falenderoi gjithë bashkëpunëtorët e saj ndër vite, prezantoi logon zyrtare të “Vita Productions” dhe vizionin e saj drejt këtij kapitulli të ri artistik, ku do të ketë në krah vajzën e saj, Nikki Dulaku që do të pasojë të ardhmen e kompanisë. Më pas, duke ftuar në skenë Vikena Kamenicën, për të kënduar “Life is Cabaret”, Dulaku shenjoi pikën ku kish nisur historia e produksioneve të saj: me këngën e parë të musicalit të parë “Një shekull Broadway”.

Pas performancës Kamenica mes rrëfimit për ato kohë që shënoi revolucion në skenat shqiptare, prezantoi dhe projektin e ri, një tjetër musical që do të realizohet së shpejti. Musicali “Mamma Mia”, do të realizohet nga “Vita Productions” në bashkëpunim me MTI International, një nga kompanitë më prestigjioze të Broadway-t, që licencon mijëra produksione në vit në mbarë botën. Ky bashkëpunim garanton realizimin e musical-it me të drejta të plota autorësie edhe në Shqipëri.

Realizimi i një musicali nuk është sfidë e re për Dulakun. Ashtu siç nuk është as një spektakël televiziv apo edhe një reality show. “Vita Productions” po synon të kalojë në një dimension të ri, të hyjë në një terren të paeksploruar më parë: në realizimin e një filmi artistik: “Ali Pasha”, i bazuar në dëshmi historike dhe vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë event u prezantua gjithashtu dhe projekti për remake-un shqiptar të serialit të njohur “Shtëpiaket e Dëshpëruara”, i cili do të realizohet me të drejta zyrtare nga Disney, i përshtatur për realitetin shqiptar dhe me aktorë vendas.

Festivali muzikor “Arameras Sound” që nisi vjet edicionin e saj të parë, me Anna Visin, do të vijojë me të tjera koncerte, me këngëtarë e DJ të fashmën nëpër botë, të rrrymave të ndryshme muzikore. “Ferma Vip 3” do të rivijë së shpejti po nën emrin e “Vita Productions”, që mesa duket po planifikon të rikthejë në ekran edhe spektaklin më të bukur e më të madh të kërcimit “Dancing with the stars”. Shumë projekte, shumë bashkëpunime pritet të vijnë, me profesionalizmin dhe shkëlqimin që “Vita Productions” e garanton me historinë e sukseseve, që Dulaku ka në portofolin e projekteve të saj.

Të këshilluara

Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë

Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikë...

08:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33