Flash

Protesta/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut

Lapsi.al 25 January 2026
Protesta/ DW: Për tri orë u përsëritën kërkesat

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan.

Për rreth tri orë, opozita përsëriti kërkesat e saj politike: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Berisha: “Stina e rezistencës do të vijojë

“Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj” – u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përpara protestuesve që ishin vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës qeveritare. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se “sot shumica e shqiptarëve e ka të qartë se Edi Ramakryeson organizatën kriminale më të rrezikshme në Europë”. Fundi i fjalimit të tij, duke mbajtur në dorë një flamur kombëtar, shënoi edhe nisjen e hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarreve në drejtim te Kryeministrisë. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë. Më pas protesta u zhvendos drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje të tjera mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas përfundimit të protestës, Berisha deklaroi se aksioni opozitar nuk do të ndalet me këtë tubim, pasi sipas tij “stina e rezistencës do të vijojë”.

“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha” – u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, menjëherë pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike, në një status në rrjetet sociale.

“Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet apo lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze” – shkruan më tej Balla.

Protesta e së shtunës u zhvillua në një moment të tensionuar politik, disa ditë pas një përplasjeje institucionale mes qeverisë dhe drejtësisë. Në qendër të debatit është vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një vendim që kryeministri Edi Rama e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ende nuk ka marrë një vendim./ DW

Të këshilluara

Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë

Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikë...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI