Flash

Vodhi një automjet gjatë natës, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 25 January 2026
Vodhi një automjet gjatë natës, arrestohet 45-vjeçari

Policia ka areestuar ditën e sotme një një 45-vjeçar në Vlorë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vodhi gjatë natës një automjet. Mbi 45-vjeçarin, banues në Vlorë rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”

Njoftimi

Vodhi një automjet gjatë natës; falë reagimit të shpejtë dhe profesional të shërbimeve të Policisë identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Gjendet edhe automjeti që 45-vjeçari vodhi gjatë natës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Të këshilluara

Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë

Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikë...

08:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI