Flash

AFP jehonë protestës së PD: Trazirat në protestën kundër qeverisë në Tiranë

Lapsi.al 25 January 2026
AFP jehonë protestës së PD: Trazirat në protestën

Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë mbrëmjen e kaluar. Në artikullin e AFP-së thuhet se protesta e udhëhequr nga Sali Berisha, mblodhi mijëra njerëz përpara godinës kryesore të qeverisë në Tiranë.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.”,- shkruan AFP.

AFP thekson se pas fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje Molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe uji me piper për të shpërndarë turmën.

Artikulli i Plotë:

Të shtunën pati trazira në kryeqytetin e Shqipërisë mes policisë dhe protestuesve të opozitës, të cilët akuzojnë kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, raportoi një gazetar i AFP-së. Protesta, e udhëhequr nga lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha, mblodhi mijëra njerëz në një tubim përpara godinës kryesore të qeverisë në Tiranë. Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të djathtë, u bëri thirrje mbështetësve që të “bashkohen për të përmbysur këtë qeveri dhe për të vendosur një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme”.

Pas fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje Molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Përplasjet shpërthyen kur grupe protestuesish marshuan drejt parlamentit, ku tentuan të çanin kordonët e policisë, duke hedhur gurë dhe kokteje Molotov. Policia u përgjigj sërish me gaz lotsjellës dhe uji me piper. Të paktën 10 efektivë policie pësuan lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë të policisë. Sipas Berishës, 25 protestues u arrestuan.

“Ky është kilometri i fundit drejt fundit të regjimit të Edi Ramës”, u tha ai mbështetësve jashtë selisë së partisë së tij pas protestës, duke u zotuar se do të vazhdojë betejën.

Politika shqiptare karakterizohet nga sulme të ashpra verbale, me partitë e djathta dhe të majta që shkëmbejnë fyerje dhe akuza për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në nëntor, një gjykatë kundër korrupsionit pezulloi zëvendëskryeministren dhe aleaten e ngushtë të Ramës për rolin e saj si e dyshuar në një çështje korrupsioni lidhur me prokurimet publike.

Belinda Balluku, gjithashtu ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka mohuar akuzat, ndërsa Rama e cilësoi pezullimin e saj si “një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit”.

Me kërkesë të qeverisë, Gjykata Kushtetuese në dhjetor e riktheu përkohësisht Ballukun në detyrë, në pritje të vendimit përfundimtar. Një komision parlamentar pritet të shqyrtojë të mërkurën kërkesën e prokurorëve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për heqjen e imunitetit të saj, çka do të mundësonte arrestimin.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Dy ish-ministra të tjerë që kanë shërbyer nën qeverinë Rama janë akuzuar për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre. Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në tetor 2024, gjithashtu nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Të këshilluara

Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë

Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikë...

08:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33