Flash

Berisha: Përdorën gaz lotsjellës 3 vite të skaduar, ishte kthyer në helm

Lapsi.al 25 January 2026
Berisha: Përdorën gaz lotsjellës 3 vite të skaduar, ishte

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar në një konferencë për mediat se gjatë tubimit janë ushtruar akte dhune ndaj protestuesve nga ana e Policisë së Shtetit.

Berisha pretendoi se forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj, duke i cilësuar këto veprime si të pajustifikuara ndaj protestuesve që ai i përshkroi si paqësorë. Sipas tij, gazi i përdorur ishte i skaduar dhe, siç deklaroi ai, përbën rrezik për shëndetin, duke shtuar se përdorimi i tij bie ndesh me konventat ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe ndalimin e një fëmije 10-vjeçar, duke thënë se ai nuk kishte lidhje me protestën dhe ishte ndaluar ndërsa po largohej nga një xhami. Ai e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe akuzoi autoritetet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se disa deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike janë përballur me sjellje agresive nga ana e forcave të rendit, duke përmendur nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi dhe deputetët Zija Ismaili dhe Besart Xhaferri.

“Dje narkopolicia e Ramës e komanduar nga Proda I krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve. Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe nuk mund të përdoret ndaj protestave. Gazi ishte i skaduar prej 3 vitesh dhe ai pas skadimit njihet se transformohet në helme që japin dëmtime të rënda të sistemevei. Por mund të shkaktojë edhe humbjen e pamjeve. U përdorën topa të ujit dhe mjete të tjera, u goditën me shkopinj protestues paqësorë dhe u ndaluan brutalisht në akte që lartësohen në krime kundër njerëzimit, u ndal një fëmijë 10 vjec teksa dilte nga xhamia. Romeo nuk kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij, e morën në mënyrën më të turpshme dhe kriminale. Do t’u shtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre 5 banditëve që tërhiqnin zvarrë një 10 vjecar. Shkelën konventat ndërkombëtare, fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i cili edhe kur të jetë puna për karrigen e tij nuk ndalet as me krime ndaj fëmijëve. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve, agresuan disa prej tyre. Luciano Bocin, nënkryetarin e partisë, Zija Ismailin, deputetin e Beratit, Besart Xhaferrin, agresuan si të droguar. Akte këto vetëm të njerëzve në panik të tmerrshëm, njerëzve pa shpresë dhe përpjekje për të mbuluar krimet e Ramës dhe Lubi Ballukut me të tjerë”, tha Berisha.

Të këshilluara

Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë

Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikë...

08:25

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33