Flash

Po kërkon të bëhet kryetar i PD? Salinaji flet për arsyet e takimeve me demokratët

Lapsi.al 8 December 2025
Po kërkon të bëhet kryetar i PD? Salinaji flet për arsyet e

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur mbi turin e tij të takimeve në një intervistë në studion e Euronews Albania, ai është pyetur edhe nëse aspiron të bëhet kryetar i PD-së. Salianji tha se nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara, por theksoi se takimet e tij me demokratët nuk kanë lidhje me këtë. Salianji nënvizoi se synimi i tij është që PD të jetë parti fituese ndërsa theksoi se nuk ka shpallur asnjë platformë për të qenë në krye të partisë.

“Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam shpallur unë ndonjë gjë? Kam shpallur ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët.

Ku është këtu përçarja? Vijmë te elementi tjetër: nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara ca problem ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë.

Parimi është ky: lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo? U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrdhënien e kam me demokratët dhe për mendimet e mia vazhdoj dhe them ato që janë në bindjet e mia” - tha Salianji.

Ai deklaroi se prania e tij dhe e Ilir Alimehmetit në foltoren e PD-së para Kryeministrisë nuk ka pse të jetë lajm, pasi kanë qenë të pranishëm edhe herë të tjera. Megjithatë sipas tij, kjo është një protestë që zyrtarisht quhet Foltore, por demokrati thotë se duhet të ketë revoltë dhe jo muzikë.

“Ne jemi në PD, i jemi nënshtruar vendimmarrjeve kolegjiale të partisë. Kjo është një protestë që zyrtarisht quhet Foltore, pavarësisht që unë mendoj se duhet të ketë revoltë dhe jo muzikë. Unë jam aty, ku janë demokratët, pavarësisht formës që ka reagimi i shoqërisë apo i opozitës.

Nuk është hera e parë që jam pjesë e protestave, kam qenë në çdo protestë, pavarësisht që askush nga njerëzit më të votuar në PD dhe me kontribut të jashtëzakonshëm nuk ka pasur mundësi të marrë fjalën.

Takimet që po zhvillojmë janë me demokratë. Unë jam në politikë për të përfaqësuar demokratët, dhe nëse edhe një demokrat ndihet i përjashtuar apo i neglizhuar, unë do të jem aty për ta takuar, pavarësisht çfarë mendon linja zyrtare e PD-së. Kam provuar që, marr dhe kosto personale për të mbështetur individët që kanë kontribuar në rrugëtimin tim politik.

Ju e patë sa shumë persona ishin në Durrës, ishin gjithë struktura e PD-së së atij qyteti, njerëz që kanë sakrifikuar dhe kanë mbajtur gjallë PD. Do jem aty kudo ku ka njerëz të tillë. Unë mendoj se PD duhet të dëgjojë më shumë sesa të flasë dhe të reflektojë për vendimmarrjet e gabuara” - tha Salianji. /LAPSI.al

Të këshilluara

Dash Sula: Kam marrë disa oferta nga Edi Rama

Ish-deputeti Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në News 24, ku zbuloi se ka marrë disa oferta nga kryeministri Edi Rama për të kon...

18:13

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI