Flash

Jo të gjithë që lindin në SHBA do bëhen amerikanë/ Gjykata i jep të drejtë Trump

Lapsi.al 5 December 2025
Jo të gjithë që lindin në SHBA do bëhen amerikanë/

Gjykata e Lartë e SHBA vendosi këtë të premte t’i japë të drejtë direktivës së Presidentit Donald Trump për të kufizuar shtetësinë për të lindurit në Shtetet e Bashkuara. Kjo ka qenë një temë mjaft e diskutueshme në përpjekjet e tij për të frenuar imigracionin dhe një hap që do të ndryshonte mënyrën se si është kuptuar prej kohësh një dispozitë kushtetuese e shekullit të 19-të.

Gjyqtarët morën në konsideratë apelimin e bërë nga Departamenti i Drejtësisë kundër një vendimi të një gjykate më të ulët që bllokoi urdhrin ekzekutiv të Trump. Presidenti u kërkoi agjencive amerikane të mos e njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA nëse asnjëri prind nuk është shtetas amerikan ose banor i përhershëm ligjor, apo mbajtës i "Green Card".

Gjykata më e ulët u shpreh se politika e Trump shkelte Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, por kjo u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Amendamenti i 14-të është interpretuar prej kohësh si garantues i shtetësisë për foshnjat e lindura në SHBA. Por administrata Trump ka argumentuar se dispozita nuk u jep shtetësi foshnjave të emigrantëve që janë në vend në mënyrë të paligjshme ose prania e të cilëve është e ligjshme por e përkohshme, siç janë studentët e universiteteve ose ata me viza pune.

Administrata ka thënë se dhënia e shtetësisë praktikisht kujtdo që lind në tokën amerikane ka krijuar stimuj për imigracionin e paligjshëm dhe ka çuar në "turizmin e lindjes", me anë të të cilit të huajt udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për të lindur dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijët e tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI