Flash

Salianji: PD-ja e paaftë për të bindur shqiptarët

Lapsi.al 3 December 2025
Salianji: PD-ja e paaftë për të bindur shqiptarët

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, deklaroi nga foltorja gjatë takimit me strukturat e PD në Durrës se qytetarët po përballen me një autokraci. Ervin Salianji tha se shqiptarët thërrasin me dhimbje ndërsa shtoi se këto thirrje duhet të rendojnë në peshën e përgjegjësisë së çdo politikani.

Teksa akuzoi Edi Ramën se ka shkatërruar vendin dhe se është autokrat, nuk la pa kritikuar Partinë Demokratike. Salianji tha se shqiptarët janë larguar dhe se zgjedhjet janë kthyer në një arenë lufte edhe për shkak të paaftësisë së opozitës për të bindur shqiptarët për të shkuar drejt kutive të votimit.

"E kam ndjerë këtë thirrje. PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Ky ndryshim fillon edhe nga kjo sallë si takim i parë që po zhvillojmë me demokratët.

Nga ky brez që i dëgjuat pak më parë, nga kjo energji e pashterrshme në PD por që nuk iu jepet mundësia për arsye që i dini. Shqipëria sot po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet, po plaket, sikur jeta e një kombi të kishte filluar numërimin mbrapsht.

Edi Rama është autokrati që përfaqëson një grush njerëzish. 40 për qind e popullsisë është larguar. Kjo nuk është statistikë, është kambanë mortore për një komb. Shqiptarët janë krenaria jonë në çdo cep të globit.

Kemi dëbuar fytyrën më të bukur të Shqipërisë, por ata nuk e kanë harruar vendin. E duan Shqipërinë dhe presin nga ne një gjë të thjeshtë, t'i japim së bashku arsye që të kthehen në Shqipëri.

Sot është koha për të folur edhe për ne, demokratët. Edi Rama ka rrethuar votuesit. Përdor mjete të ndyra në politikë dhe ka prishur procesin politik në Shqipëri. Zgjedhjet janë si një luftë mes ndërvarësisë për bukën e gojës, shtrëngimin me vendin e punës, apo sipërmarrjen, zhvlerësimin e qytetarit të lirë apo krimit të organizuar.

Duhet ta themim hapur dhe me sinqeritet, një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e PD si forca më e madhe opozitare në vend, për të qenë bindëse, për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t'i fituar zgjedhjet.

Unë kam një thirrje sot për të gjithë shqiptarët. Bashkohuni me ne. Do ta mundim Edi Ramën bashkë, të hapur të bashkuar, të ripërtërirë dhe do t'i sjellim Shqipërisë ndryshimin."-tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI