Flash

Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, zgjedhjet e brendshme me lista fiktive

Lapsi.al 1 December 2025
Alimehmeti: Berishës nuk ia thonë të gjitha, zgjedhjet e

Një ndër njerëzit të PD më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, ka folur hapur për situatën brenda PD, ku sipas tij, është vendosur një distancë e thellë midis lidershipit dhe bazës së partisë. I ftuar në emisionin "Studio 24" në News24, Alimehmeti tha se që prej zgjedhjeve të 11 majit, nuk ka pasur takime në bazë dhe këtë shqetësim ia ka ngritur dhe kreut të PD, Sali Berisha i cili ka lajmëruar nisjen e takimeve me bazën, këtë të martë.

“Berisha duhet të vendosë më shumë kontakt me strukturat, sepse ka një shtresë tampon që nuk ja përcjell shqetësimet e bazës, ia thonë me koeficentë. Kur shkon ai në bazë e merr më të plotë, por ka njerëz që nuk ja thonë të vërtetat e plota. Gjithë kjo shtresa midis kryetarit dhe pjesës tjetër nuk funksionon”, - tha Ilir Alimehmeti.

Por Alimehmeti tha se shumë të deleguar të PD në qarqe dhe delegatë nuk arrijnë të mbledhin njerëzit.

“Shumë mirë që zbret në strukturat, dhe unë personalisht këtë i kam thënë, që duhet zbritur. Pse nuk e bëjnë të deleguarit e tij në qarqe, por e bën ai? Ai ndoshta zbret, por ata të tjerët nuk e di nëse i presin. Ndaj detyrohet ta bëjë kryetari i partisë” - tha Alimehmeti.

"Unë kam thënë se ka një distancë shumë të madhe midis drejtuesve të PD dhe bazës. Ka një largim, këta dhe këta janë në linja komplet të ndryshme. Njerëzit brenda PD, drejtimi dhe baza janë shumë larg. Shumë mirë që Berisha do të shkojë të takojë strukturat" - tha ai.

Alimehmeti deklaroi se nëse PD nuk garanton zbatimin e 3 parimeve me të cilat bashkoi opozitën e përçarë, nuk mund të jetë alternativë qeverisëse.

“Është e rëndësishme transparenca dhe demokracia e brendshme. Brenda muajit të gjitha forumet, nga i ulëti deri tek i larti do shkojnë në zgjedhje. Për këtë, duhet demokracia e transparenca, duhen të dalin njerëzit.

Nuk është se po thua dil ti, dhe e vendos ti, duhet të kenë kurajo e ambicie. Duhet të kenë vizionin, por zgjedhjet e brendshme nuk duhet të bëhen me lista fiktive Procesi duhet të garantohet nga drejtuesit e lartë të partisë, nëse kjo ndodh, PD khehet shumë shpejt në alternativë qeverisëse”, - tha Alimehmeti. /BW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI