Flash

Historike/ Presidenti i Sirisë pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 10 November 2025
Historike/ Presidenti i Sirisë pritet nga Trump në Shtëpinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një pezullim të pjesshëm të disa prej sanksioneve më të rrepta kundër Sirisë për 180 ditë të tjera. Lajmi erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump priti Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë, në një takim historik që shënon një ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Vizita, e para e një presidenti sirian në Uashington që nga pavarësia e vendit, vulos rrugën e Sirisë drejt rimëkëmbjes në skenën ndërkombëtare pas dekadash izolimi. Al-Sharaa, i cili mori pushtetin në dhjetor 2024 pas përmbysjes së Bashar al-Assad, vjen nga radhët e rebelëve islamistë që tani është bërë një bashkëbisedues me Perëndimin.

Ahmed al-Sharaa meets Trump as US extends Syria sanctions relief

Mbërritja e tij në Shtëpinë e Bardhë ishte diskrete, pa nderimet dhe flamujt kombëtarë të vendosur që zakonisht shoqërojnë krerët e shteteve.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi u përqendrua në forcimin e sigurisë dhe pjesëmarrjen e Sirisë në koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, ndërsa një pakt i mundshëm sigurie me Izraelin është gjithashtu në tryezë.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi një urdhër të ri, duke zgjatur pezullimin e vendosjes së sanksioneve të të ashtuquajturave “Akti i Cezarit” për 6 muaj.

Trump welcomes Syria's Sharaa in 1st-of-its-kind visit : NPR

Megjithatë, përjashtohen transaksionet që përfshijnë qeveritë e Rusisë dhe Iranit ose produktet, teknologjitë dhe financimi që burojnë prej tyre .

Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se një shfuqizim i plotë i “Aktit të Cezarit” kërkon një vendim të Kongresit.

Trump tashmë ka hequr shumë nga sanksionet e mëparshme dhe e ka përshkruar Al-Sharaa si një "lider të fortë që përballet me një lagje të vështirë".

Bisedimet vijnë vetëm disa ditë pasi Sharaa u hoq nga lista e "terroristëve të shpallur globalisht".

Trump welcomes Syria's Sharaa in 1st-of-its-kind visit : NPR

Uashingtoni po shqyrton tani krijimin e një pranie ushtarake amerikane në një bazë ajrore pranë Damaskut, ndërsa të dyja palët po diskutojnë mënyrat për të stabilizuar vendin pas 14 vitesh lufte.

Pak para takimit, autoritetet siriane njoftuan se kishin penguar dy atentate ndaj Al-Sharaa nga grupet e Shtetit Islamik.

Gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme Siriane nisi një fushatë për të çmontuar elementët kryesorë të organizatës, duke arrestuar mbi 70 të dyshuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI