Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Hill: Thaçi më tha në Rambuje se nëse pranon marrëveshje pa “pavarësi” do të vritej

Lapsi.al 10 November 2025
Hill: Thaçi më tha në Rambuje se nëse pranon

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill ishte dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai foli për negociatat e Marrëveshjes së Rambujesë për të cilat tha se Hashim Thaçi nuk e pranoi dokumentin e propozuar ku nuk e kishte fjalën “pavarësi”.

“Jo nuk e pranoi. Ai tregoi se shfaq simpati për atë se çfarë po bënim. E kuptoi argumentimin e asaj se çfarë po bënim. Do të thotë se nuk mund të jepej një propozim që funksionon vetëm për njërën palë, por shqetësimi i tij ishte se nuk ishte në gjendje, në pozitë që të pranonte një propozim që nuk e kishte fjalën “pavarësi” në terma të qartë”, - tha Hill.

Ai tregoi se Thaçi i kishte thënë se në rast se do pranonte një gjë të tillë, sapo të kthehej në Kosovë do të vritej.

“Ai tha se po të kthehej në Kosovë duke e pranuar propozimin që nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës, ai do të vritej”, - deklaroi Hill.

Ish-diplomati theksoi se nuk e ka pyetur se nga kush edhe si, por vetëm se nuk ishte në gjendje që t’i thoshte “po” këtij propozimi.

Sipas Hill, delegacioni shqiptar i Kosovës përbehej nga tri grupe. Në grupin e parë ishin anëtarët e LDK-së, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Sipas tij, ky grup e kishte më shumë një rol pasiv.

“(Rugova) Nuk ishte pjesëmarrës aktiv. Nuk fliste shumë gjë që ne e prisnim”, tha Hill.

Pas kësaj, ai e quan grup më aktiv atë të UÇK-së dhe se sipas tij nuk mund të thotë për njërin se ishte më i spikatur se tjetri.

“Ata ishin aktivë bashkërisht në mënyrë kolektive. Nuk mund të them që njeri prej tyre ishte më i spikatur se tjetri”, - tha Hill.

Përveç kësaj, Hill deklaroi se kishin edhe intelektualët e pavarur. Sipas tij, në këtë grup kishte persona që kuptonin në mënyrë të mirëfilltë duke marrë shembull Blerim Shalën, Rexhep Qosjen etj.

Kur u pyet se kush ishte kryetar i delegacionit, ai tha se mendon se ishte Rugova si më i vjetri, pastaj Rexhep Qosja e në krahun e UÇK-së ishte emri i Hashim Thaçit për të cilin kishin dijeni.

Hill tha se ky grup funksioni mirë në këto negociata për Marrëveshjen e Rambujesë.

“Ne, nuk iu jemi referuar njerëzve asnjëherë si kryesues të delegacionit sepse mendonim se thjesht do i përkeqësonte problemet dhe do i bënte më të vështira”, tha Hill.

Për mënyrën si erdhi deri te nënshkrimi i marrëveshjes, Hill tha se Veton Surroi e përkrahu dokumentin dhe tha se do të shkojnë t’ia prezantojnë popullit të Kosovës.

Sipas dëshmitarit, kjo edhe ndodhi dhe ky delegacion u kthye pas 3 javësh për të nënshkruar dhe që u nënshkrua nga përfaqësuesit e këtyre 3 grupeve duke përfshirë edhe Surroin. Përveç kësaj, dëshmitari tha se nuk ka dijeni se kujt konkretisht iu prezantua dokumenti në Kosovë.

Dëshmia e Hill është parashikuar të zgjasë 5 ditë. /Marrë nga Betimi për drejtësi

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI