Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

EMRI/ Identifikohet shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi

Lapsi.al 10 November 2025
EMRI/ Identifikohet shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, për të cilin policia po pret analizat e ADN, nëse është i njëjti person me atë te gjetur të ekzekutuar me plumb e më pas të djegur në sediljen e pasme të makinës në Skourta të Viotias.

Bëhet fjalë për 27-vjecarin Sulo Halili nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur prej pasdites së 4 nëntorit. Ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida dhe prej atëherë nuk ka dhënë shenja jete, ndërkohë që mjeti i tij është gjetur i braktisur në Vilia të Athinës.

Halili ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe është i dobët.

Ai ka mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë me dy trëndafila, një yll dhe shkronja. Ditën që u zhduk, ai mbante veshur një këmishë të zezë, xhinse të zeza Cargo dhe atlete të bardha.

Autopsia e trupit të gjetur të djegur të premten, ka zbuluar se viktima ishte qëlluar një herë me armë zjarri dhe më pas ishte djegur.

Ai u gjet me pranga në sediljen e pasme të një mjeti te vjedhur në Glifadha dhe me targa të një mjeti të ngjashëm në Katerini.

Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në vëprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Priten analizat e ADN për të vërtetuar identitetin e tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI