Flash

Protesta për Veliajn, por jo për Ballukun? Këlliçi: Vendosim nesër nëse...

Lapsi.al 9 November 2025
Protesta për Veliajn, por jo për Ballukun? Këlliçi:

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në News24, ka deklaruara se priten protesta në lidhje me atë që po ndodh me aferën e tunelit të Llogarasë, ku zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.

Ai ka dhënë detaje nga takimet brenda PD për të përcaktuar mënyrat se si do të protestohet si dhe sjelljen e demokratëve në Kuvend, si pasojë e asaj që sipas tij mazhoranca ka heshtur parlamentin.

“Kemi pasur mbledhje të kryesisë së PD ku tema kryesore ishte aksioni i opozitës , që duhet të ndiqet. Një nga propozuesit isha unë që të riktheheshin protesta të parjavshme. Nëse kemi ndenjur dhjetëra javë për Veliaj, mundemi ta përballojmë sërish në shesh.

Duke qenë se kemi të bëjmë me një aferë që prek drejtëpërdrejtë Ballukun, është hedhur ideja e protestës tek Kryeministrisë duke mos anashkaluar Ballukun.

Nesër në 12:30 do të kemi një mbledhje në grupit të PD ku do të vendosim edhe në lidhje me sjelljen tonë në Kuvend. Unë jam i bindur se protesta do të jenë të ndryshme, do të gjejmë forma të ndryshme. Deri tani kemi faktuar se janë vjedhur 75 milionë euro. Me të cilat mund të ishin bërë shkolla, çerdhe rrugë të tjera. Kemi të bëjmë me një aferë që prek taksat e qytetarëve. Ne do të kërkojmë llogari në Parlament për këtë aferë" - tha Këlliçi. /BW

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI