Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Kryemadhi: Balluku ka namin si garipe dhe bobe, por i bindet palloshit të gjatë

Lapsi.al 9 November 2025
Kryemadhi: Balluku ka namin si garipe dhe bobe, por i bindet palloshit të

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke thënë se ajo ka “namin që është garipe dhe bobe”. Sipas Kryemadhit, mesazhet e Ballukut tregojnë se ajo u bindet urdhrave të Ramës.

Ajo deklaroi se tenderi për të cilin flitet ishte përgatitur në rregull, por më pas u ndryshua me urdhër nga “lart” dhe u zbatuar sipas udhëzimeve të asaj që Kryemadhi e quajti “palloshi i gjatë”.

Kryemadhi, e ftuar në ‘Kjo javë’ në News24 theksoi se Balluku i ka qëndruar besnike kryeministrit Edi Rama.

“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhrin e “palloshit të gjatë”.

I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës”, - tha Kryemadhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI