Flash

Numërim me Inteligjencë Artificiale në Tepelenë/ Celibashi tregon si do funksionojë

Lapsi.al 9 November 2025
Numërim me Inteligjencë Artificiale në Tepelenë/ Celibashi

Inteligjenca Artificiale do të përdoret në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot, për të numëruar votat.

Pavarësisht kësaj, raportohet se pavarësisht se KQZ ka deklaruar se do të përdoret AI, Komisioni Zonal i Administrimit të Votave thotë se nuk ka marrë ende udhëzimet e nevojshme.

KZAZ 80 në Tepelenë deklaroi se nuk ka marrë asnjë udhëzim apo pajisje. Për këtë çështje reagoi edhe kryekomisioneri Ilirian Celibashi që tha se projekti pilot do të kryehet nëpërmjet kamerave që janë instaluar në qendrën e numërimit të votave.

Me anë të një programi të Inteligjencës Artificiale të instaluar në KQZ do të bëhet i mundur një numërim paraprak i numërimit të votave. Celibashki tha se të dhënat do të vijnë në kohë reale në KQZ ndërsa Komisionerët do të vazhdojnë numërimin normalisht. /LAPSI.al   

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI