Flash

Nuk kallëzuan vjedhjen me dhunë në një lokal, arrestohen 6 persona në Tiranë

Lapsi.al 6 November 2025
Nuk kallëzuan vjedhjen me dhunë në një lokal, arrestohen 6

Policia ka arrestuar sot gjashtë persona, në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, e cila ka ndodhur në një lokal në Tiranë. Të arrestuarit janë Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksander Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, tek bulevardi i Kasharit. Policia ka gjetur dhe sekuestruar, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë, e cila dyshohet se përdorej për organizimin e lojërave të fatit. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. S., 49 vjeç, H. K., 44 vjeç, T. K., 29 vjeç, A. N., 41 vjeç, L. M., 45 vjeç dhe S. K., 49 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI