Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Shqiptari terrorizon familjen italiane për një borxh droge

Lapsi.al 6 November 2025
Shqiptari terrorizon familjen italiane për një borxh droge

Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi dyshohet se ka dhunuar barbarisht një të ri italian dhe babai e tij, për shkak se i riu nuk i kishte paguar paratë e drogës që kishte blerë nga shqiptari. I dyshuari, Elson Leka, akuzohet për një seri sulmesh dhune të kryer gjatë muajve të fundit, në përpjekje për të marrë një borxh droge që fillimisht ishte vetëm 1,000 euro.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarjet datojnë që nga gushti i kaluar, kur Leka dyshohet se i shiti kokainë një 23-vjeçari italian, dhe kur viktima nuk arriti të paguante në kohë, shqiptari nisi një seri aktesh dhune për ta detyruar të shlyente borxhin.

Hetimi tregon se 35-vjeçari ka kryer kërcënime me armë, ka shtypur viktimën me biçikletë, dhe madje ka hedhur një lëndë shpërthyese në banesën e familjes së ‘debitorit’, si formë kërcënimi.

Akti më i rëndë ndodhi kur Leka, në shoqërinë e disa bashkëpunëtorëve, u përball me 23-vjeçarin dhe babain e tij, në një zonë në periferi të Romës e njohur për praninë e grupeve shqiptare të trafikut të drogës. Pas një debati të shkurtër, Leka dyshohet se u përpoq ta godiste me thikë të riun, por babai i tij ndërhyri për ta mbrojtur dhe u rrah barbarisht, duke pësuar plagë të rënda në fytyrë dhe trup.

“Nëse nuk paguan, do të vras”, ishte shprehur shqiptari.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe punës së policisë, hetuesit arritën të mblidhnin provat e mbajtueshme që cuan në ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj 35-vjeçarit shqiptar, i cili u shoqërua në burgun Rebibbia të Romës.

Sipas policisë italiane, ngjarja është e lidhur me qarqet lokale të trafikut të drogës në bregdetin e Lacios, ku operojnë disa organizata me pjesëmarrje të individëve shqiptarë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të verifikuar nëse i arrestuari ka pasur lidhje me ndonjë grup të strukturuar kriminal.

Në përfundim, organet hetimore theksojnë se provat e paraqitura i përkasin fazës paraprake të hetimit dhe se, në përputhje me ligjin, për të dyshuarin zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri në një vendim gjyqësor përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI