Flash

 Timothée Chalamet refuzon të flasë për Kylie Jenner?

Lapsi.al 6 November 2025
 Timothée Chalamet refuzon të flasë për Kylie Jenner?

 Timothée Chalamet duket se nuk  pëlqen aspak të flasë për jetën e tij private.

Në intervistën e fundit për kopertinën e muajit dhjetor të revistës Vogue, 29-vjeçari refuzoi të komentojë lidhjen e tij me Kylie Jenner, duke e mbajtur marrëdhënien sa më larg vëmendjes së publikut.

“Unë nuk e them këtë me frikë, por thjesht nuk kam asgjë për të thënë,” u shpreh aktori, kur u pyet për romancën me 28-vjeçaren Jenner.

Çifti është bashkë që nga pranvera e vitit 2023 dhe kanë bërë disa paraqitje publike në tapetin e kuq, përfshirë çmimet David Di Donatello në Romë dhe Festivalin e Filmit në Nju Jork. Më vonë, ata u panë edhe në një ndeshje të New York Yankees, ku Kylie mbante një xhaketë me titullin e filmit të ri të Chalamet.

Edhe pse nuk foli drejtpërdrejt për marrëdhënien, aktori i Dune rrëfeu se e vlerëson shumë idenë e familjes dhe martesës. “Më kanë mësuar që s’ke pse të jesh egoist për të qenë i famshëm. Kam punuar me regjisorë që janë të jashtëzakonshëm në karrierë, por edhe prindër e partnerë të përkushtuar,” tha ai.

Chalamet përmendi regjisorin Denis Villeneuve si shembull për balancën mes karrierës dhe jetës familjare, ndërsa zbuloi se xhirimet e Dune: Part Three janë drejt fundit dhe filmi do të publikohet në dhjetor 2026.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI