Flash

Arrestoi mikun e Ilir Prodës, largohet nga policia ish-shefi i Komisariatit 2

Lapsi.al 6 November 2025
Arrestoi mikun e Ilir Prodës, largohet nga policia ish-shefi i Komisariatit

Pas muajsh tensionesh, përplasjesh të brendshme dhe zhvendosjesh të vazhdueshme, ish-shefi i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Ritvan Pali, është larguar përfundimisht nga Policia e Shtetit.

Vendimi i tij vjen pas një periudhe konfliktuale me eprorët, që nisi menjëherë pas arrestimit të Altin Morinës, ish-efektiv i RENEA-s i kërkuar nga SPAK për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Image

Arrestimi i Morinës, i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, shkaktoi një ‘stuhi institucionale’. Menjëherë pas operacionit, Proda ndërmori masa ndëshkimore, duke shkarkuar drejtuesit e Komisariatit nr. 2 dhe disa efektivë të përfshirë në aksion.

Pali u bë shënjestër e heshtur: u transferua disa herë, iu ul grada dhe përfundimisht u dërgua në Leskovik, një post periferik që u interpretua si formë ndëshkimi.

Dorëheqja e tij fillestare nuk u pranua nga drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe nga vetë Proda, veprim që më vonë u pasua nga një seri hakmarrjesh të reja.

Me urdhër të Prodës, Pali u zhvendos në Devoll si Shef i Seksionit të Rendit Publik, më pas iu ul grada nga komisar në nënkomisar, dhe u transferua në Kukës në rolin e një specialisti të thjeshtë.

Image

Zyrtarisht, urdhri i Prodës e arsyetonte këtë me ‘mos-përmbushje të detyrës funksionale’, por burime nga brenda policisë e lidhin ndëshkimin me faktin se Pali kishte vepruar profesionalisht në arrestimin e Altin Morinës, pavarësisht lidhjeve të këtij të fundit me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Largimi i Ritvan Palit shihet si simptomë e një krize të brendshme në institucion, ku drejtuesit që veprojnë në përputhje me ligjin dhe kundër interesave të rrjeteve të brendshme përballen me presion, degradim dhe detyrim për të lënë detyrën. /SYRI.net 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI