Flash

Detaje nga vrasja e dy vëllezërve prej kunatit në oborrin e shtëpisë

Lapsi.al 6 November 2025
Detaje nga vrasja e dy vëllezërve prej kunatit në oborrin e

Driton Morina dhe Naim Morina janë dy vëllezërit që u vranë sot me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës.

Ata u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.

Personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave.

Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.

Si ndodhi ngjarja?

Sot, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Morinëve për ta marrë bashkëshorten. Pasi ishte larguar disa metra, është kthyer sërish dhe ka hapur zjarr ndaj Dritonit dhe Naimit, të cilët ndodheshin para oborrit. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varrosë para pak ditësh,” tha një i afërm i familjes për Sinjalin.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI