Flash

Rama: SPAK po vepron pa parë majtas apo djathtas

Lapsi.al 4 November 2025
Rama: SPAK po vepron pa parë majtas apo djathtas

Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli sot përmes një videokonference në Samitin e Zgjerimit, për Euronews, ku sërish u ndal te puna e SPAK.

Rama tha se ky institucion i pavarur i drejtësisë po vepron pa parë majtas apo djathtas, e për këtë nuk mund të pranojnë leksione kundër korrupsionit.

“Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike në të gjithë rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë, jo vetëm “de jure”, por dhe “de facto” të pavarësisë së drejtësisë dhe veprimtaria e plotë e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka krijuar praktikisht në Shqipëri dhe për Shqipërinë, shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve.

Shumë përtej sipërfaqeve, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë në të majtë, a në të djathtë, pavarësisht se kush është në qeveri, kush është në opozitë, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet dhe me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri, që prej pavarësisë, e krijimit të shtetit të parë shqiptar në 1912, deri në shumë pak vite më parë, po ndodh gjatë viteve të fundit diçka që asnjë vend tjetër në rajon s’mund të pretendojë dot se e ka bërë.

Dhe kjo nuk është për të thënë që ne jemi më të mirë se të tjerët, por është për të thënë se e kemi marrë shumë seriozisht dhe në këtë moment në kohë, ne pranojmë mbështetje, ne pranojmë partneritet, ne pranojmë ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush kur vjen fjala për luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI