Flash

Del nga burgu Alqi Bllako, kokë turku e inceneratorit të Tiranës

Lapsi.al 4 November 2025
Del nga burgu Alqi Bllako, kokë turku e inceneratorit të Tiranës

Ish-deputeti i PS Alqi Bllako ka lënë sot qelinë e burgut, ku është izoluar që nga data 31 mars i vitit 2022.

Bllako u dënua për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës, më saktë për përfitim të 119 mijë eurosh përfitim për 7 milion lekë para që i ishin dhënë babait të tij. Gjykata e dënoi me 4 vite burg dhe pas reduktimit të dënimit, llogaritej që ai të vuante një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg.

Por, GJKKO ka vendosur lirimin e Bllakos pasi ai tashmë ka bërë më shumë burg se 2 vjet e 8 muaj. Masa e paraburgimit llogaritet në fakt, më e madhe se masa e dënimit për Bllakon.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje të përdorur në aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK nuk shkon më tej se 120 mijë eurot e Alqi Bllakos

Në dosje thuhet gjithashtu se Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vijonte si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ofronte konsulencë juridike gjatë periudhës kur po përgatitej procedura e dhënies së koncesionit.

Bllako ishte sekretar në ministrinë e mjedisit, të drejtuar nga Lefter Koka kur u kryen procedurat për inceneratorin e Tiranës. Më pas ai u zgjodh deputet nga radhët e Partisë Socialiste, por kjo nuk i shërbeu për t'u mbrojtur pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe dënimin me burg. Paratë që ka përfituar Bllako janë një pikë në oqeanin e abuzimit me inceneratorit, që do të kushtojë më shumë se 130 milion euro.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI