Kanë filluar të dalin përgjimet e para nga dosja e SPAK për Belinda Ballukun, ku kuptohet qartë se, që para tenderit të zhvilluar për tunelin e Llogarasë, kishte një marrëveshje paraprake mes ministres dhe vartësit të saj për mënyrën se si do procedohej me "garën.
Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën palloshi i gjatë Në faksimilet e "vjedhura" nga dosja e SPAK dallohet qartë se koha kur zhvillohet kjo bisedë e përgjuar mes Ballukut dhe ish vartësit të saj Evis Berberi i takon janarit 2021, kur po zhvillohej tenderi i parë, i cili ishte ende i hapur dhe kompania “Gjoka” dha ofertën më të ulët prej 140 milionë eurosh. Kjo garë u anulua pak muaj më vonë, dhe ministria e rihapi atë. Në tenderin e dytë fitues u shpall një bashkim operatorësh turq, për 190 mln euro. Shkullaku: Kur Bela kërkon shpëtim nga Veliaj Pikërisht ky fragment i vogël, i publikuar nga deputeti Gazment Bardhi, dëshmon se Balluku nuk ia ka lënë në duar komisionit zhvillimin normal të garës, por është përfshirë personalisht në përzgjedhjen e fituesit. Bushati : Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë Faksimilja nga dosja:Në lidhje me këtë veprim të njësisë së prokurimit, nga akti i ekspertimit nr.195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasit Evis Berberi dhe Belinda Balluku, si më poshtë:
Në datën 26.01.2021, në orën 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Një pyetje”.
Në orën 12:25, Evis Berberi: “Po”.
Në orën 12:26, Belinda Balluku: “Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3???”.
Në orën 12:26, Evis Berberi: “Kërkoi Pellumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit”.
Në orën 12:27, Belinda Balluku: “Po çne? Kush e bëri kërkesën e KPP?”.
Në orën 12:27–12:31, Evis Berberi: “Ne KPP çfarë kërkese është bërë?
Te takimi që patëm në datë 31 dhjetor me Arten dhe Pellumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit.
Sipas VKM eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Ndërkohë që ai s’e kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit.
Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pellumbin këtë gjë me ty.”
Në fillim, kur u dha lajmi se Balluku ishte marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, shumë juristë hodhën dyshimet se kjo qe një akuzë e dobët pasi ministri "de jure" nuk ka punë me tenderat dhe akuza ndaj saj mund të binte lehtë. Por këto grimca të dala nga dosja dëshmojnë për një fakt tjetër: përfshirjen e drejtëpërdrejtë të saj në manipulimin e kritereve të garës.
Tuneli Llogarasë/ Si hakmarrja e Ahmetajt përgatiti prangat për Ballukun
Historia e ndetrimit te tunelit te Llogarase kaloi neper dy faza. Tenderi i pare u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë prej 140 milionë eurosh. Por kjo “garë” u anullua shpejt me pretendimin se asnjë prej gjashtë kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit.Katër muaj më vonë kjo gjë u bë publike, pasi në 19 prill 2021, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte prishur, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e nevojshme.
Loja në prapaskenë/ Çfarë po negociohet për fatin e Belinda Ballukut
Kur ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke INTEKAR-ASL që sipas prokurorëve kishte faturuar 30 milionë euro më shumë sesa tenderi i parë. Ndonëse në letra fituesit ishin turqit, punimet u bënë sërish nga Gjoka, firme e cila sipas dosjes rezulton që të ketë qene që në fillim në ujdi me Ballukun.
©Lapsi.al