Flash

“E kisha fiksim policinë” flet 20-vjeçari që lëvizte me uniformën blu

Lapsi.al 4 November 2025
“E kisha fiksim policinë” flet 20-vjeçari që

Ervis Brasha, i riu që u arrestua në Kamzë nga policia pasi u gjet i veshur me një uniformë policie ka deklaruar se e ka fiksim këtë uniformë dhe pasioni për policinë e ka bërë që të lidhë kontakte me shumë oficerë.

20 vjeçari për 4 muaj ka punuar si punonjës i Policisë bashkiake në Tiranë dhe më pas ishte larguar dhe kishte aplikuar në Akademinë e Sigurisë. I riu nuk u shpall fitues duke ngelur në testin psikologjik.

Ai po hetohet nëse është përfshirë në ndonjë paligjshmëri, por deri më tani nuk ka pasur denoncime ndaj të riut.

Pasi u ndalua në Kamzë, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara, 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës, uniformë e Policisë së Shtetit, 16 stema dhe grada të ndryshme, si dhe 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Edhe për këto materiale të sekuestruara, ai deklaroi se ishte i apasionuar pas Policisë së Shtetit ndaj edhe i mbante në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI