Flash

Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit

Lapsi.al 3 November 2025
Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për

Zbulohet pagesa që Partia Demokratike ka bërë për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë "Advancing Strategies" te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë.

Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025 prej 48.2 milionë lekësh, më 16 mars 2025 prej 45.95 milionë lekësh dhe më 24 mars 2025 prej rreth 1.5 milionë lekësh. Pagesa e fundit për LaCivita ishte më 26 maj 2025, 15 ditë pas zgjedhjeve, prej 43.5 milionë lekë.

“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.

Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Rama. /A2 CNN

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI