Flash

Vendimi i Kushtetueses pro Veliajt/ Qori sheh edhe veten si arsye (VIDEO)

Lapsi.al 3 November 2025
Vendimi i Kushtetueses pro Veliajt/ Qori sheh edhe veten si arsye (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si një vendim politik të diktuar nga Edi Rama.

Sipas tij, Rama është frikësuar se pushtetit të tij në Tiranë po i vjen fundi për shkak të përçarjeve në Partinë Socialiste dhe rritjes së ndikimit të Lëvizjes Bashkë, e cila sipas sondazheve po fiton terren.

Qori e quajti qeverisjen aktuale pushtet të kalbur dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen, duke paralajmëruar se Lëvizja Bashkë do të vijojë protestat dhe kërkesën për zgjedhje të reja lokale apo qendrore, si e vetmja alternativë përballë sistemit të korruptuar politik dhe ekonomik.

Lexo më tej: Erion Veliaj mban Bashkinë e Tiranës/ Kushtetuesja anulon vendimin e Ramës 

"Per turpin e vet, Gjykata Kushtetuese i dha te drejte Erion Veliajt. Mirepo une nuk mendoj se anetaret e saj gjykate, kane qene teresisht te lire per te vendosur ne kete rast. Besoj fort se ka qene Edi Rama ai qe e ka paracaktuar vendimin e GJKKO-se sepse me kalimin e javeve dhe diteve, eshte frikesuar se pushetit te tij ne Tirane po i vinte fundi. Per dy faktore: e para njehere, jane percarjet brenda PS-se, ku mesa duket, te gjithe ata qe rrezikohen me burg, Belinda Balluku, Erion Veliaj etj, e te tjere te pakenaqur te PS-se, po tentojne te hidhen sa me pare nga anija e pushtetit te deri me sotem. E dyta ka te beje me impaktin e Levizjes Bashke. Edhe sondazhi i postuar ne nje televizion teresisht armiqesor ndaj Levizjes Bashke, e nxirrte LB ne bashkine e Tiranes me nje rezultat 12.5%. Une besoj fort dhe nga te dhena te tjera qe kam pasur, se rezultati yne ne Tirane sikur zgjedhjet te beheshin sot, rezultati do te ishte akoma dhe me i larte. Per te mos thene qe do te ishim befasia e jashtezakonshme e ketyre zgjedhjeve. Gjithsesi, u bej thirrje qytetareve te Tiranes dhe te Shqiperise qe te mos merziten nga ky vendim. Ne do te jemi ne rruge perdite. Ne do te kerkojme medoemos zgjedhje. Edhe ne mos t’i kemi lokale t’ i kemi qendrore sepse ketij pushteti po i vjen fundi. Ky eshte nje pushtet i kalbur. Shqiperia ka nevoje per nje force te re, vitale, te guximshme qe e thote te verteten, qe lufton perbindeshat e politikes te korruptuar dhe oligarkise ekonomike. Dhe kjo alternative eshte Levizja Bashke. Ju ftoj te gjitheve te na bashkoheni ne aktivitetin tone, protestat qe do te mbajme dhe ne gjithcka per t’iu kundervene ketij sistemi fund e krye te kalbur te cilit i ka ardhur ora e fundit" - u shpreh Qori në një video mesazh në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI