Flash

Punët e natës/ Rama thërret me urgjencë tjetër mbledhje qeverie

Lapsi.al 3 November 2025
Punët e natës/ Rama thërret me urgjencë tjetër mbledhje

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e pushtetit të Edi Ramës dhe të gjithë bëjnë tani vetëm një pyetje: Çdo të bëjë kryeministri me Belinda Ballukun?

Afërmendsh do duhej të shkarkohej dhe të lihej e lirë si e pandehur në përballjen me drejtësinë. Por duket se Edi Rama nuk mendon kështu, të paktën tani për tani.

Lapsi.al mëson se në orën 23:00 të mbrëmjes së sotme, pritet të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Ministrave. Megjithatë mbledhja s’ka të bëjë me fatin e Ballukut, por për miratimin e buxhetit të vitit 2026.

Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet sot po për buxhetin pas mbledhjes së orës 17:00. I pakënaqur me ministrat e tij dhe në një atmosferë gati të nderë, Rama kërkoi rregullimet finale të buxhetit të cilat me sa duket nuk ishin bërë dhe thirri mbledhje tjetër në mesnatë.

Siç mëson Lapsi.al mbledhja lidhet me buxhetin dhe miratimin e tij, në mënyrë që t’i hapet rruga të mërkurën paraqitjes në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.

Për fatin e Belinda Ballukut duket se agonia për të do të zgjasë edhe ca, por me siguri jo pafundësisht. Fillimi i fundit të saj politik ngjan të të ketë nisur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI