Flash

Performanca e dobët, shkarkohen drejtorët e Kadastrës në Vlorë dhe Sarandë

Lapsi.al 4 November 2025
Performanca e dobët, shkarkohen drejtorët e Kadastrës në

Ka sërish lëvizje në Kadastrën e Vlorës. Lapsi.al mëson se drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Vlorës, Genc Deromemaj, për shkak të performancës së dobët në trajtimin e aplikimeve të qytetarëve dhe shërbimet që ofron ky institucion.

Bashkë me të, Goxhobelli ka firmosur shkarkimin edhe për drejtorin e Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, me po të njëjtin motivacion.

Kujtojmë që Genc Deromemaj vinte nga radhët e Partisë Demokratike dhe emërimi i tij muaj më parë shkaktoi jo pak debat e habi.

Në Kadastrën e Vlorës dhe Sarandës, janë dy drejtori që kanë volum të lartë shëbrimesh dhe interesash edhe për shkak të pronave në zona bregdetare me potencial të lartë zhvillimi.

Aktualisht  në këto drejtori janë komanduar persona të brendshëm në pozicionet drejtuese deri në emërimin e drejtorëve të rinj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI