Flash

Buxheti 2026/ PPP-të marrin 120 mln euro, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

Lapsi.al 4 November 2025
Buxheti 2026/ PPP-të marrin 120 mln euro, 10 mln euro për

Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak

Në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten thuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Arbrit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 660 milionë lekë.

Projekti për portin e jahteve në Orikum mbetet në 860 milionë lekë, pa ndryshim nga viti paraardhës.

Për dy kontrata kryesore pritet të ulen. Programi i check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë në vitin 2026, nga 876 milionë lekë në 2025, ndërsa pagesat për shërbimin e doganave ulen lehtë nga 1.52 në 1.5 miliardë lekë.

Rënia më e madhe regjistrohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Projekti i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të dezinfektimit pëson një tkurrje drastike, duke zbritur nga 1.9 miliardë lekë në 2025 në vetëm 500 milionë lekë në 2026.

Koncesioni për shërbimet laboratorike në pesë spitale rajonale arrin në 2 miliardë lekë nga 1,9 miliardë ketë vit.

Në nivel vendor, projektet e Bashkisë Tiranë, që përfshijnë ndërtimin e shkollave dhe programet për eficiencën e energjisë, pësojnë gjithashtu rënie të moderuar. Financimet për ndërtimin e shkollave ulen nga 707.5 milionë lekë këtë vit në 685.2 milionë lekë. /Marrë nga Monitor

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI