Flash

Sharon Stone mbron Sydney Sweeney pas kritikave për reklamën

Lapsi.al 2 November 2025
Sharon Stone mbron Sydney Sweeney pas kritikave për reklamën

Sharon Stone, ka reaguar publikisht në mbrojtje të aktores së serialit Euphoria, Sydney Sweeney, pas valës së kritikave që ajo mori për pjesëmarrjen në fushatën e markës së xhinseve American Eagle.

Gjatë fjalës së saj në galën e revistës Variety, me temën “Power of Women”, Stone theksoi se çdo person ka të drejtë të ndjejë dhe të shprehë bukurinë e vet:

“Çdo person ka llojin e vet të tërheqjes, dhe duhet ta përqafojë. Kush je ti që të mos ndihesh i bukur? Ajo që je nuk është rastësi.

Nuk është e lehtë të jesh kaq seksi — mendoj se të gjithë e dimë këtë.”

Stone kujtoi se kritikat ndaj grave për pamjen e tyre nuk janë diçka e re. Ajo përmendi shembullin e Jane Goodall, shkencëtarja e njohur për studimet mbi shimpanzetë, e cila dikur u kritikua kur u shfaq në kopertinën e revistës Life me pantallona të shkurtra.

“Disa shkencëtarë thanë se ajo mori kopertinën vetëm sepse kishte këmbë të bukura.

Dhe Jane u përgjigj se po, i kishte — dhe kjo e ndihmoi të siguronte më shumë fonde për kërkimet e saj,” tha Stone.

Aktorja sqaroi gjithashtu se Sweeney ishte e qetë dhe e vetëdijshme për ndikimin e fushatës.

 

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI