Flash

Zaptimi i hapësirave publike, policia bën bilancin: 10 të arrestuar, 123 të proceduar

Lapsi.al 1 November 2025
Zaptimi i hapësirave publike, policia bën bilancin: 10 të

10 persona janë arrestuar dhe 123 të tjerë janë proceduar për zaptim të hapësirave publike, , të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

Blutë bëjnë me dije se u goditën 78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar, 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar, 6 raste në Korçë me 6 të proceduar, 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar, 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar, 4 raste në Dibër me 4 të proceduar, 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar, 2 raste në Berat me 2 të proceduar, 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Operacioni policor mbarëkombëtar “Hapësirat publike”

133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

45 drejtues automjetesh të proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

Prej 24 orësh, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë operacionin policor të koduar “Hapësirat publike”.

Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.

Ky aksion ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shtetasve që i kanë zaptuar, duke i shfrytëzuar si vendparkime apo lavazhe, me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme.

Njëkohësisht, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit po vijojnë me intensitet kontrollet dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:

133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.

Konkretisht:

78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.

Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të mos cenojnë të drejtën e qytetarëve për të shfrytëzuar bashkërisht hapësirat publike, si dhe të respektojnë me rigorozitet normat e ligjit tatimor dhe të Kodit Rrugor.

Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi do të ndëshkohet.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke kontribuuar në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

Të këshilluara

Gruaja vritet gjatë një grabitjeje në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 75-vjeçare është vrarë gjatë një grabitjeje. Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është gje...

19:15

Albin Kurti: Dy takimet e mia me Fatos Nanon

Nga Albin Kurti/ Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të. Herën e parë në fillim të v...

22:12

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI